
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot pasdite duke filluar nga ora 17:00. Mbledhja e përbashkët e kryeparlamentarit Dimal Basha me kryetarët e subjekteve politike vjen pasi presidentja Vjosa Osmani thirri seancën konstituive për të mërkurën.
“Sot, më 10 shkurt 2026, mbahet mbledhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, me kryetarët e subjekteve politike”, kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.
Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e përgatitjes për Seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës.