Kryesia nesër vendos për seancën ku pritet të votohet mocioni i LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurit

15:10 | 23 Mars 2020

Nesër vendoset për seancën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë mbledhje nesër për të shqyrtuar kërkesën e mocionit të LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë disa ditë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës 46 nënshkrime për të thirrur seancën për shkarkimin e Albin Kurtit.

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se seanca do të mblidhet kryesia e Kuvendit për t ë vendosur për seanc.

“Rendi i ditës

1. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, mbështetur nga 44 deputetë” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Komento: