Kryesia shkon në pauzë, shumica e anëtarëve pro seancës për rrëzimin e Kurtit

15:52 | 24 Mars 2020

Shumica e Kryesisë së Kuvendit janë pro seancës për rrëzimin e Kurtit, dalin në pauzë.

Duket e pazakonshme, por Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë. Kjo gjë ndodhë rrallë herë, pasi dihet se mbledhjet aty përfundojnë shpejt.

Mirëpo, thirrja e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti në këtë kohë, kanë bërë që të ketë diskutime mjaft të gjata, shkruan Reporteri.net.

Për këtë, Kryesia e Kuvendit ka shkuar në pauzë pasi mbledhja ka nisur që në orën 14:00. Mbledhja parashihet të vazhdojë deri në orën 16:00, ku do të zyrtarizohet nëse do të ketë seancë.

E sic mëson Reporteri.net, seanca pritet të mbahet, pasi shumica në Kryesinë e Kuvendit janë PËR që ajo të thirret brenda afatit kushtetues.

Ndryshe, sipas nenit 100 të Kushtetutës, Kuvendi është përgjegjës të thërras seancën e jashtëzakonshme jo më larg se 5 ditë nga dita e deponimit të kërkesës për seancë të jashtëzakonshme për mocion mosbesimi. Kërkesa për thirrje të seancës nga LDK është dorëzuar të shtunën.

Komento: