Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte.
Këtë e ka bërë të ditur, shefja e grupit parlamentare të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.
“U dakorduam që seanca të jetë më 20 tetor në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë është shqyrtimi i projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin konform normës së inflacionit. Pika e dytë ka të bëjë me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabizilimit në treg”, tha Kusari-Lila.
Ajo poashtu ka bërë të ditur se seanca e re e Kuvendit do të mbahet të enjten e 27 tetorit, me pikat e rregullta, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.