Kryesia vendos: Të enjten mbahet seancë plenare

11:03 | 21 Shkurt 2022

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 24 shkurt me fillim nga ora 10:00.

Pas kësaj mbledhje, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se është marrë vendim për mbajtjen e seancës së radhës plenare.

Duhet përkujtuar që seanca e fundit ishte të enjten e kaluar, seancë solemne në të cilat pati edhe deklarime.

Me të filluar deklarimin kryeministri, Albin Kurti, deputetët e opozitës patën liruar sallën e Parlamentit të Kosovës.

Komento: