Kryesindikalisti i Policisë: Sondazhet e fundit – befasuese, paknaqësitë janë evidente

08:46 | 27 Dhjetor 2023
kryesindikalisti-i-policise:-sondazhet-e-fundit-–-befasuese,-paknaqesite-jane-evidente


Për sondazhin, kanë folur për Front Online edhe përfaqësues të sindikatavetë cilët kanë rreth vetës mijëra anëtarë.

Për kreun e Policisë, Imer Zeqiri sondazhet kanë qenë befasuese, përkundër pakënaqësive.

Zeqiri thotë se zgjedhjet do jenë përcaktuese që do tregojnë se sa të kënaqur janë qytetarët e punëtorët.

“Ne po e dimë që pakënaqësitë janë evidente por sondazhet janë befasuese. Pakënaqësitë janë për shkak të kushteve dhe kërkesave që i kemi pas për me plotësu secila sindikatë edhe policët. Sa i plotëson kërkesat qeveria dhe sa do të jenë të kënaqur qytetarët dhe punëtorët do ta dëshmojnë zgjedhjet”, ka thënë Zeqiri për Front Onlien.

 

Komento: