Kryesindikalisti i Telekomit akuzohet për korrupsion

15:35 | 02 Dhjetor 2020

Një mal me akuza në drejtim të kryesindikalistit të Telekomit të Kosovës Lami Balaj ka hedhur Mehdi Baliu në emër të punëtoreve të kësaj ndërmarrje.

Baliu në një tekst të gjatë e ka quajtur mashtrues kryesindikalistin Balaj dhe ka thënë se ai e shfrytëzuar sindikatën për përfitime personale.

“I shtyer nga kolegë brenda Telekomit të Kosovës, po shkruaj këtë postim që të demaskojmë kryesindikalistin mashtrues të Telekomit të Kosovës , Lami Balaj i cili në mënyrë klasike po e keqpërdor sindikatën për përfitime dhe promovime të tij personale në tragjedinë e Telekomit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Baliu ka thënë se Balaj po luan me emocionet e punëtoreve të Telekomit sepse ka arritur t’i fsheh abuzimet që ka bërë në këtë sindikatë.

“Lami Balaj është një mashtrues ordiner dhe kjo dëshmohet lehtë nga paraqitjet qysh nga ardhja në krye të sindikatës. Prej ditës së parë që Lami Balaj ka marr këtë detyrë, të zezat në Telekomin e Kosovës nuk janë ndal. Lamiu është në krye të sindikatës që nga fillimi i vitit 2015, ose me konkretisht nga fundi i vitit 2014. Ky mashtrues është në krye të sindikatës para se shoku i tij i ngushtë Agron Mustafa të marr pozitën e Drejtorit Egzekutiv. Lamiu, si profiter që është po luan me emocionet e punëtorëve të Telekomit të Kosovës që mbi 5 vjet, kinse po e mbron Telekomin nga Devollët. Bukur fort ka arrit me i mbulu gjurmët e krimit dhe abuzimeve të tij” ,ka shkruar ai.

Baliu ka thënë se Lami Balaj ka bërë shumë dëme Telekomit duke i zhvatur buxhetin kësaj sindikate.

Sipas tij Lami Balaj ka qenë i përfshirë në arbitrazhin e arranzhuar mes menaxhmentit të Telekomit dhe Devollit, në nënshkrimin e kontratave të dëmshme, dallavere me kontrata marketingu, punësimin e shumë personave e shumë çështje tjera.

Komento: