
Kryesindikalisti, Lami Bala, në një pronocnim për FrontOnline, ka kërkuar nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale që të marrë një vendim sa më të shpejtë lidhur me këtë çështje. Serish, në protestë, i është bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë kontratat e dëmshme në Telekomin e Kosovës.
‘’Kërkesë e punëtoreve të Telekomit është debllokimi i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës sa më parë, të bllokuara nga data. 29 shkurt nga Përmbaruesi Privat, me vendim të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale” ka thënë Lamih Balaj Kryetar i FSPTK.
‘’Kërkojmë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale që të marrë një vendim sa më të shpejtë lidhur me këtë çështje. Serish, në protestë, i është bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë kontratat e dëmshme në Telekomin e Kosovës’’ u shpreh Bala për FrontOnline.