Kryesindikalisti i zjarrfikësve tregon se cilat vende janë përballur me zjarre

09:45 | 06 Gusht 2023
kryesindikalisti-i-zjarrfikesve-tregon-se-cilat-vende-jane-perballur-me-zjarre


Kryesindikalisti i zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për zjarre që kanë ndodhur në vend si pasojë e temperaturave të larta.

“Ka pas pothuajse në të gjitha vendet, Suhareka, Prishtina, Vushtrria, Podujeva, pra të gjitha komunat kanë pas. Natyra e zjarreve ka qenë fushore, shumica pra kanë qenë zjarre fushore përveç një rasti që ka qenë në Klinë, të tjerat kanë qenë zjarre fushore nga pakujdesia edhe nga neglizhenca e punëve sepse punëtorët që i kryejnë punët fushore i grumbullojnë mbeturinat , i ndezin dhe pastaj kjo po del prej kontrolli dhe kjo është si shkak i faktorit njeri”, ka thënë Beka./Front Online

Komento: