
Vransira kalojnë mbi vend ditën e martë, që kohëpaskohe mund të shoqërohen me riga shiu, më të përhapura orëve të mbrëmjes.
Përgjatë pjesëve malore parashihen edhe reshje të dobëta dëbore. Erëra të lehta dhe mesatare që frynë nga juglindja 2-6m/s, ndihmojnë në e mjegullës ultësirave. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 1C, derisa maksimalet shkojnë deri në 4C e 5C.
Më shumë vransira e mundësi për reshje të dobëta shiu po parashihen ditën e mërkurë, e gjithashtu edhe mjegulla largohet definitivisht prej ultësirave. Temperaturat shënojnë një rritje deri në 7C, maksimalet.
Frynë erë mesatare juglindore 5-10m/s. Me kalimin në ditën e enjtë, ditën e kërshëndellave, reshjet e shiut, ka gjasa të përzien apo shndërrohen në reshje dëbore, me ç’rast temperaturat zbresin më pranë 0C. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.
Të premten mbetet ftohtë, kryesisht me vransira, e të shtunën intervale me diell. Deri në -3C zbret minimalja e maksimalja shkon deri në 3C. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 3-6m/s, njofton Mendimi për Motin.