Kryespiuni sot jep llogari për gjendjen e sigurisë në vend

07:57 | 17 Gusht 2020

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, do të raportojë para komisionit parlamentarë që e mbikëqyrë këtë agjenci.

Mblidhet sot Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.

Në këtë komision, do të raportojë drejtori i AKI-së, lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve të këtij komisioni do të filloj në ora 09:30.

Ky është rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 24.06.2020;

Raportim i Drejtorit të AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë;

Të ndryshme.

Vendi: C301 Koha: 09:30.

Komento: