Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, ka dalë në mbështetje të plotë për Prokurorinë Speciale.
Hajdaraj ka thënë që të gjithë janë të barabartë para ligjit.
“Sa u përket deklaratave të kryeministrit, nuk i komentojmë deklaratat politike”, ka thënë Hajdaraj.
“Diçka mund të them. Ne kemi reaguar shpesh ndaj sulmeve që na janë bërë nga këto deklarata politike. dhe nuk kam çka shtoj”.
“Këshilli Prokurorial ia jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor që ka dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
“Kjo është e tëra çfarë mund të them sa i përket kësaj pyetjeje”, përfundoi Hajdaraj.