Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

12:38 | 01 Shtator 2026

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre.

Ata sot kanë organizuar një protestë ndaj Qeverisë duke akuzuar Kurtin se po i diskriminon komunat që nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Protesta është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Komento: