Kryetarët e komunave veriore flasin pas kërkesave për shkarkimin e tyre, ja çfarë thonë

15:00 | 06 Dhjetor 2023
kryetaret-e-komunave-veriore-flasin-pas-kerkesave-per-shkarkimin-e-tyre,-ja-cfare-thone

Në media është raportuar të martën se serbët në komunat veriore kanë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual.

Këtë e kanë konfirmuar për Front Online nga KQZ-ja.

Zëdhënësi Valmir Elezi thotë se kanë pranuar disa e-maila me formularin për inicim të largimit të kryetarëve aktual.

Nga ky institucion kanë thënë se po përgatisin përgjigjen për ta.

Ai  tha se kjo përgjigje do t’u dërgohet sa më shpejtë qytetarëve dhe do të bëhet publike.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht:, tha ai për Front Online.

Kryetari i Zubin Potokut: Jam kundër iniciativës të serbëve për shkarkimin e kryetarëve

Lajmin se disa qytetarë serb kanë dorëzuar kërkesë tek kryesuesit e kuvendeve komunale për shkarkimin e qytetarëve e ka mohuar kryetari i komunës së Zubin Potokut, Imer Zeqiri.

Ai tha se nuk e ka këtë informacion.

Zeqiri për Front Online thotë se nga kabineti i ti i kanë treguar se ka iniciativa nga tre qytetarë për shkarkimin e tyre.

“Nga kabineti im më treguar se kanë ardh tre persona dhe kanë kërkuar të iniciojnë peticionin. Kjo çështje nuk shkon përmes Administratës e kabinetit tim por tek kryesuesi i kuvendit, deri tani nuk kam informacion që kanë kontaktuar me kryesuesin”, deklaroi Zeqiri.

Ai thotë se anipse është kundër kësaj iniciative, nëse është konform ligjeve të Kosovës nuk është kundër.

“Nuk e përkrahi këtë iniciativë edhe si udhëzim administrativ mu është dukur që lenë shumë për të dëshiruar por ne i bindemi çdo rregullore që vjen nga ligjet e Kosovës jemi të hapur për të shqyrtuar”, tha Zeqiri për Front Online.

 

Kryetari i Zveçanit: Qytetarët serb të pakënaqur me kryetarët shqiptar, s’ka pasur kërkesë për shkarkim

Ndryshe nga komuna e Zubin Potokut, ajo e Zveçanit nuk ka pranuar asnjë e-mail për shkarkimin e kryetarit aktual nga detyra.

Kështu të paktën po thotë kreu i asaj komune, Ilir Peci.

“Nuk ka pas kërkesë në atë drejtim por është keqkuptuar në opinion. KQZ mundët ta konfirmoj, por në komunën time nuk ka pas asnjë kërkesë”, tha Peci për Front Online.

Ai thotë se qytetarët serb janë të pakënaqur me ne pasi janë shqiptar.

“Qytetarët janë shprehë të pakënaqur me ne pasi jemi kryetar shqiptar. Deri në momentin që nuk ka diçka nuk mund të them asgjë kur ka do të dalë me opinionin tim”, u shpreh Peci.

Ndryshe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për kërkesën që disa banorë nga radhët e komunitetit serb në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë tentuar të martën, siç kanë thënë, paraqitjen e një “kërkese për shkarkimin e kryetarëve aktualë”.

 

Komento: