Kryetarët e komunave veriore refuzojnë të betohen, shtyhen seancat solemne – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryetarët e komunave veriore refuzojnë të betohen, shtyhen seancat solemne

17:47 | 30 Maj 2019

Pas zgjedhjeve të 19 majit kryetarët e komunave veriore po refuzojnë të betohen.

Është shtyrë për kohë të pacaktuar seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Dejan Gureshiq. kryesues i Kuvendit komunal të Mitrovicës veriore.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për një vendim të tillë.

Ndërsa Bashkim Cimili zv.kryesues i Kuvendit komunal në Mitrovicën Veriore ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk i di arsyet e shtyrjes së seancës..

“Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë” theksoi Cimili.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Zveçan. As në këtë komunë nuk është mbajtur seanca soleme e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq.

Komento: