Kryetarët serbë të komunave të Veriut i dorëzojnë dorëheqjet

20:03 | 07 Nëntor 2022

Kryetarët e komunave serbe i kanë dorëzuar letërdorëheqjet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajmin për Gazetën Express e ka pranuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Arianit Abazi.

“Sot gjatë ditës, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi pranuar letërdorëheqjet e kryetarëve të Komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ne jemi në komunikim me të gjitha insitucionet relevante për hapat e mëtejshëm sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.

Dorëheqja e tyre erdhi pasi deputetët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga pozitat e deputetëve si dhe Goran Rakiq lëshoi postin e ministrit.

Pos tyre ka pasur largime edhe nga prokuroria, gjyqësia, policia dhe administrata.

Komento: