Kryetari Haliti kërkon mbështetje urgjente nga niveli qendror për kompensimin e dëmeve nga stuhia në Viti

16:25 | 22 Korrik 2026
kryetari-haliti-kerkon-mbeshtetje-urgjente-nga-niveli-qendror-per-kompensimin-e-demeve-nga-stuhia-ne-viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se institucionet komunale po ndjekin nga afër situatën e krijuar pas stuhisë së fuqishme që goditi komunën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në ekonomitë familjare.

Haliti ka vizituar edhe sot disa nga zonat e prekura, ku është takuar me qytetarë të cilët kanë pësuar dëme dhe presin që ato të vlerësohen e të kompensohen. Ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre deri në realizimin e të drejtës për kompensim.

Kryetari i Vitisë u ka bërë thirrje institucioneve të nivelit qendror që të ndërmarrin veprime urgjente dhe të sigurojnë fonde për kompensimin e dëmeve, duke theksuar se përmasat e tyre tejkalojnë mundësitë financiare të komunës.

Për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent, Komuna e Vitisë ka formuar Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, i cili tashmë ka nisur punën në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

Njëkohësisht, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar dëme në kulturat bujqësore, ekonomitë familjare apo prona të tjera, që t’i raportojnë ato sa më parë pranë organeve kompetente të Komunës së Vitisë, në mënyrë që të përfshihen në procesin e vlerësimit.

Kryetari Haliti ka ritheksuar se Komuna e Vitisë do të vazhdojë angazhimin maksimal në mbështetje të qytetarëve të prekur dhe se do të kërkojë vazhdimisht nga institucionet qendrore kompensimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore./Gazeta10

Komento: