Kryetari i AGK-së: Rreth 30 gazetarë kemi mbetur në një kafene në veri, serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt KFOR-it

18:29 | 29 Maj 2023

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka publikuar një fotografi nga një lokal në veri të Kosovës, ku thotë se janë strehuar ai dhe rreth 30 gazetarë të tjerë shqiptarë dhe serbë.

Rexha ka shkruar në Twitter se serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt ushtarëve të KFOR-it.

“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë kemi mbetur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës”, shkroi Rexha.

Komento: