Kryetari i Deçanit: Agjencia Kadastrale ia ka regjistruar pronën Manastirit pas kërkesës së Kurtit

16:03 | 13 Mars 2024
kryetari-i-decanit:-agjencia-kadastrale-ia-ka-regjistruar-pronen-manastirit-pas-kerkeses-se-kurtit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka dalë me një reagim pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencionin Kadastral të Kosovës që t’a regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit.

Ai ka bërë me dije se Agjencioni tashmë ia ka regjistruar pronën e Manastirit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektar të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të Kryeministrit”, ka shkruar Ramosaj.

Ai e ka quajtur këtë goditje ndaj Deçanit, derisa ka thënë se ka tri vjet që e pret Kurtin për të diskutuar për këtë temë.

“Qe tri vite po pres që ky Kryeministër të më takoj një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha Urdhër Ekzekutiv sot! “Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi”!”, ka shkruar Ramosaj.

Komento: