Kryetari i Deçanit i tronditur nga vdekja e 19 vjeçares, këto janë fjalët prekëse të tij

21:47 | 14 Qershor 2020

Kryetari i Deçanit i tronditur nga vdekja e 19 vjeçares nga kjo komunë.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pasi trupi i një 19 vjeçare është gjetur pa shenja jetë në fshatin Gllogjan të Deçanit.

I njëjti shpreson që raste të tilla të mos ndodhin më në qytetin që ai drejton.

‘’I tronditur nga lajmi për vdekjen e Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan.’’, ka thënë ai.

‘’Me shpresën që qytetit tonë të mos i ndodhin më vdekje të tilla, nga zemra ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmetaj, zoti ua lehtësoftë dhimbjen!’’, ka shtuar Ramosaj në rrjetin social Facebook duke shprehur ngushëllime për familjen e të afërmes.

H.M. është gjetur e vdekur sot. Ajo kishte qenë studente e shkëlqyer në Universitetin e Pejës.

Komento: