Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë detaje të reja për aksidentin në Gjilan.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se kanë koordinuar të gjitha aktivitetet për të përballuar pasojat e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qendër të këtij qyteti.
“Dy qytetarë janë në gjendje emergjente në Prishtinë dhe 12 të tjerë po trajtohen në Spitalin e Gjilanit”, ka thënë ai, raporton KTV.