Kryetari i Junikut paralajmëron projektin 5 milionësh të sheshit “Edmond Hoxha”

22:44 | 02 Tetor 2025

Kryetari i Komunës së Junikut, i cili garon edhe për një mandat në zgjedhjet e 12 tetorit, ka paralajmëruar një projekt madhor për qytetin – ndërtimin e sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut, me një vlerë investimi prej rreth 5 milionë eurosh.

Në një postim drejtuar qytetarëve, ai tha se më 12 tetor pret të festojë “fitoren madhështore” me bashkëqytetarët, ndërsa më 13 tetor të vazhdojë punën e palodhshme për realizimin e projekteve zhvillimore.

“Kemi të gatshëm projektin e detajuar dhe tashmë kemi siguruar mjetet e nevojshme financiare për ta realizuar këtë projekt,” u shpreh kryetari, duke uruar qytetarët dhe duke shtuar se “Vazhdojmë +4”.

Komento: