Kryetari i Kamenicës në vendin e ngjarjes gjatë aksionit të Policisë në Karaçevë

22:51 | 18 Shtator 2020

Aksioni në Karaçevë, Drejtori i Policisë dhe kryetari i Kamenicës në vendin e ngjarjes.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka mbërritur në Karaçevë.

I pari i Policisë është duke përcjellë nga afër aksionin e Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës qe po zhvillohet në këtë fshat të Kamenicës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të prangosur, derisa operacioni është duke vijuar.

Mësohet se në mesin e të prangosurve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.

Komento: