Kryetari i Kamenicës tregon si është gjendja e të prekurve me koronavirus në këtë komunë

18:20 | 27 Prill 2020

Gjendja e të prekurve me koronavirus në Kamenicë është stabile.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se sot me shtabin emergjent komunal kanë diskutuar për gjendjen me virusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gjendja e të infektuarve është stabile, ndërkohe që jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet në vetizolim.

Njoftimi i plotë:

Me shtabin emergjent komunal sot kemi diskutuar gjendjen me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë. Gjendja e të infektuarve është stabile, ndërkohe që jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet në vetizolim.

Gjithashtu, kemi vepruar shpejt në identifikimin e gjithë kontakteve nga rastet e fundit, dhe kemi dërguar një listë për testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Për çdo kërkesë, pyetje apo çkado që lidhet me pandeminë, ju mund t’i shkruani shtabit emergjent përmes e-mail: qoel.kamenice@rks-gov.net.

Komento: