Kryetari i kësaj komune ju bën thirrje mësimdhënësve të vazhdojnë mësimin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryetari i kësaj komune ju bën thirrje mësimdhënësve të vazhdojnë mësimin

16:47 | 21 Janar 2019

Ka hyrë në javën e dytë greva në arsim.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas takimit me udhëheqësit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka ftuar ata t’i kthehen mësimit, sepse, sipas tij, kërkesa bëhet për shkak të fëmijëve dhe nxënësve, të cilët nuk duhet të preken nga zhvillimet dhe dialogu Qeveri-SBAShK-u.

“E një herë, e rikonfirmoj ftesën time: Mësues, arsimtarë e profesorë të komunës së Drenasit, kthehuni në klasa dhe vijoni mësimin! Si shtet dhe shoqëri, jemi vonë, në të gjitha fushat e jetës, edhe në arsim. Një orë e humbur, nuk kompensohet”, ka shkruar kryetari Ramiz Lladrovci.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

“Pas takimit me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në komunën e Drenasit, kam theksuar rëndësinë e procesit arsimor dhe mbajtjen e orëve të mësimit. Edhe pas kësaj mbledhjeje dhe diskutimi me udhëheqësit sindikal arsimor të komunës tonë, bindja ime është që mësimi duhet të vazhdojë pa vonesë.

Arsimi është trajtuar dhe po trajtohet me prioritet të lartë. Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, apeloj te kuadri arsimor i komunës së Drenasit por edhe në tërë vendin, të bëj të pamundurën dhe të vijojë me mësim në të gjitha nivelet. Kërkesa ime bëhet për shkak të fëmijëve dhe nxënësve tanë, të cilët nuk duhet të preken nga zhvillimet dhe dialogu Qeveri-SBAShK.

E një herë, e rikonfirmoj ftesën time: Mësues, arsimtarë e profesorë të komunës së Drenasit, kthehuni në klasa dhe vijoni mësimin! Si shtet dhe shoqëri, jemi vonë, në të gjitha fushat e jetës, edhe në arsim. Një orë e humbur, nuk kompensohet. Gjithsesi, paga për arsimtarët dhe kushtet për procesin mësimor, duhet të jenë dinjitoze dhe shpreh solidaritet, por, këto nuk arrihen me grevë.”

Komento: