Kryetari i Komisionit për Ekonomi: Në KEK kemi një menaxhment krejtësisht politik e jo profesional

09:08 | 08 November 2024
kryetari-i-komisionit-per-ekonomi:-ne-kek-kemi-nje-menaxhment-krejtesisht-politik-e-jo-profesional


Ferat Shala, Kryetari i Komisionit për Ekonomi, është deklaruar për gjendjen e sektorit energjetik në Kosovë, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht delikate dhe keq menaxhuar nga institucionet vendore.

Ai theksoi se në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) menaxhimi aktual është krejtësisht politik dhe jo profesional, me një numër të madh të udhëheqësve që ushtrojnë detyrën përkohësisht.

‘’ Me theks të veçantë në Korporatën Energjetike kemi pasur dhe kemi aktualisht një menaxhment krejtësisht politik e jo profesional ku pjesa dërrmuese udhëhiqen nga ushtrues detyre’’, tha Kryetari i Komisionit për Ekonomi, njëherit deputet i PDK-së, Ferat Shala.

Shala përmendi gjithashtu aferat  korruptive në KEK duke vënë në dukje që kërkesat e punëtorëve dhe të ndërmarrësve janë të drejta dhe legjitime.

Komento: