Kryetari i Komunës jep lajmin e mirë: Edhe 11 të shëruar në Ferizaj

21:28 | 30 Prill 2020

Kryetari i Komunës së Ferizasjt ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu jep një superlajm.

Ai ka bërë të ditur se së fundi janë konfirmuar 11 raste të reja të të shëruarve në këtë komunë, dujke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.

“Fundjava me superlajm

11 të shëruar që çon në 14 numrin e ferizajasve që e mposhtën virusin COVID-19 e zero raste të reja për ditë me radhë

Edhe pak ditë presim shërimin edhe të dhjetëra ferizajasve të infektuar e deri atëherë qëndroni në shtëpi.

Shërim të shpejt të gjithë të infektuarve!”, ka shkruar ai.

Komento: