Kryetari i Komunës së Klinës e punësoi vajzën në QKMF?- Kjo është e vërteta

19:31 | 05 May 2019

A e punësoi vajzën në QKMF Zenun Elezaj.

Ende pa i mbushur tre muaj të mandatit të parë në krye të Klinës, Zenun Elezajt iu punësua vajza në Qendrën e kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë Komunë.

Vajza e tij, Marigona Elezaj, u punësua në pozitën e mjekut të përgjithshëm, për të cilën ishin gjashtë kandidatë në garë.

E lidhur me këtë, një interviste për lajmi.net, Elezaj ka thënë se në këtë konkurs gjithçka ka shkuar në rregull sipas procedurave të përzgjedhjes. Derisa ka shtuar se në Komunën e tij, ka mungesë të mjekëve.

I pyetur se a e ka përdorur autoritetin e tij për ta punësuar vajzën, Elezaj ka mohuar një gjë të tillë.

Lajmi.net: Vajza juaj është punësuar në QKMF-në në Klinë. A keni përdorur autoritetin e tuaj për ta punësuar vajzën?

Elezaj: Komuna e Klinës ka mungesë të mjekëve. Nuk ka patur asnjë ankesë në procedurën e regrutimit dhe nuk e kam përdorur autoritetin tim në këtë proces.

Komento: