Kryetari i Komunës së Obiliqit: AAK-së i takon presidenti, Haradinaj është njeri i unitetit

17:52 | 12 Nëntor 2020

Gashi: AAK-së i takon presidenti, Haradinaj është njeri i unitetit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi, beson se posti i presidentit i takon AAK-së, pasi shprehet se LDK-ja i ka dy poste të rëndësishme atë të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit.

Këtë koment Gashi e ka bërë në emisionin “Frontal” në T7, transmeton Gazeta Express.

“Konsideroj që vota duhet të konsolidohet për zgjedhjen e presidentit, ne mendojmë si Aleancë dhe shpresojmë që është kandidat i mirë, Haradinaj është dëshmu para luftës gjatë luftës, konsiderojmë që është njeri i unitetit, të shohim a do të jetë i pranuar apo do të ketë edhe ndonjë kandidat tjetër”, tha Gashi në Frontal, transmeton Gazeta Express.

“AAK-së do ti kish takuar presidenti, në këtë rast LDK e ka kryeministrin dhe parlamentin”, shtoi ai.

Gjatë bisedës në studio, Gashi ka folur edhe për gjendjen me pandeminë në vend, teksa thekson se në situatën më të keqe e kemi gastronominë.

“Ekzistenca e tyre është në pyetje, është problem në kohë të gjata të mbijetojnë, shumë biznese janë mbyllë për shkak të pamundësisë që të ekzistojnë”, tha ai ndër të tjera.

Komento: