
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, është pritur në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi me presidenten Osmani u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të kryeparlamentarit shqiptar në Kosovë. Ndërkaq, në orën 11:50, Peleshi do të pritet në takim edhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.