Kryetari i Kuvendit thotë se Kosova shpejtë do të bëhet anëtare e NATO-s – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryetari i Kuvendit thotë se Kosova shpejtë do të bëhet anëtare e NATO-s

14:44 | 06 Shkurt 2019

Maqedonia e Veriut së shpejti mund të bëhet anëtare e NATO-s.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Veseli vlerëson se zgjerimi i NATO-s me vendet e Ballkanit është proces shumë i rëndësishëm e i dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se edhe Kosova në një të ardhme të afërt do të bëhet pjesë e NATO-s.

“Lajmi i nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga shteti mik i Maqedonisë së Veriut, është një ngjarje e mirëpritur, jo vetëm për fqinjët tanë por për mbarë rajonin. Jam veçanërisht i gëzuar për bashkombasit tanë në këtë shtet, të cilët, kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e integrimeve euro-atlantike.

Kosova e shikon me entuziazëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke shpresuar që ta ndjekë shembullin e njëjtë në një të ardhme sa më të afërt. Ne e shikojmë zgjerimin NATO-s në rajonin tonë si një proces shumë të rëndësishëm e të dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Komento: