Kryetari i LDK-së komenton lirimin e Sylejman Selimit, ja si e vlerëson ai!

17:05 | 25 Janar 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i gëzuar me rastin e lirimit nga burgu të ish komandantit të UCK-së, Sylejman Selimit.

Mustafa ka shkruar në rrjetin “Facebook” se Sylejman Selimi ka dhënë një kontribut të veçantë në luftë dhe paqe, shkruan ORAinfo.

“Gjeneral, të uroj shëndet”, ka shkruar Mustafa.

Ky është postimi i tij i plotë:
Më gëzoi lajmi për lirimin e gjeneral Sylejman Selimi. Gjeneral Selimi dha një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe.
Gjeneral, të uroj shëndet! IM

Komento: