Kryetari i Lipjanit i bindur se doracakët e “Edukimit Sek*sual” s’duhet të përdoren

12:08 | 15 November 2024
kryetari-i-lipjanit-i-bindur-se-doracaket-e-“edukimit-sek*sual”-s’duhet-te-perdoren

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual” të mos përdoren nëpër shkolla.

Ai thotë se për vendimin e marrë në takim me Këshillin e Prindërve të të gjitha shkollave, ishin të pajtimit të gjithë pjesëmarrësit aty.

“Vendimi është marrë sot pas debatit që është ngritur për këto tekstet shkollore për ‘Edukimin Seksual’ dhe sot jemi bashkë. Ky është një reagim i gjithë Këshillave të Prindërve dhe drejtorëve të shkollave dhe natyrisht që mendohet që është i dëmshëm për shoqërinë tonë e i hershëm dhe në afatgjatë edhe degjeneruese. Ky është një konstatim i shumicës së Këshillave dhe ne jemi dakorduar që të mos përfshihet fare në lëndën zgjedhore në asnjë shkollë tonën dhe këto tekste shkollore nuk do të përdorën në Lipjan dhe këto tekste shkollore nuk do të përdorën në Lipjan”, tha Ahmeti.

Kryetari i Lipjanit tha se beson se në rrethanat e sotme është herët të provohen këto eksperimenete, pasi sipas tij nëpër shkolla duhet në në plan afatgjatë përgatitja e opinionit, së pari me fushata të ndryshme edukuese që “do të mund ta senzibilizonin vlera të tilla që janë tepër të hershme për vendin tonë”.

“Ky është vendim i prerë, nuk ka të bëjë fare me reagim. Ka të bëjë me vendimin tonë për të bojkotuar tekste të tilla. Le të deklarohen zyrtarët si të duan. Ne e bëjmë publike që nga sot. Këto tekste shkollore nuk do të jenë as të pranishme në shkollat tona e lërë më të flasim për këto tekste”, deklaroi Ahmeti./EO

Komento: