Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”
Por siç duket, këtë valë të këtyre vendimeve do ta ndjekë së shpejti edhe Komuna e Malishevës.
Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, thotë se deri më tani nuk kanë marr ndonjë hap konkret për këtë çështje, por do të ketë vendim për mos zbatimin e tyre.
”Nuk kemi marr ndonjë hap konkret rreth implementimit të këtyre doracakëve, kemi pritë një vendim nga MASHT për udhëzimin e mëtutjeshëm për skandalin dhe aferën qe u ngritë mbi këtë, por në të ardhmën e afërt do të kemi një vendim konkret për mos zbatimin e tyre” tha shkurt i pari i Malishevës për FrontOnline.