Kryetari i Malishevës: I dërgova tri letra për projektin e ujit të pijes, nuk mora përgjigjie nga Kurti e Murati

08:34 | 08 Korrik 2024
kryetari-i-malisheves:-i-dergova-tri-letra-per-projektin-e-ujit-te-pijes,-nuk-mora-pergjigjie-nga-kurti-e-murati


Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në një prononcim për FrontOnline, thotë se i ka dërguar tri letra, dy në drejtim të Ministrisë së Financave dhe një në drejtim të Qeverisë së Kosovës, por që nuk ka gjetur asnjë përgjigjie nga ana e tyre.

‘’Tri letra i kam dërguar, një e kam dërguar fillimisht tek Hekuran Murati, nuk është përgjigj, ia kam dërguar kryeministrit Kurti të dytën nuk është përgjigj, ja kam dërguar të tretën Hekuran Muratit, por asnjëri nuk është përgjigj.  Unë s’kam marr asnjë përgjigje, as po as jo, as e bëjmë as nuk e bëjmë këtë punë për qeta, as e bëjmë’’ thotë Kastrati për FrontOnline.

I pari i Malishevës, deklaron se komuna të cilën ai e udhëheq edhe po të i ketë paratë në xhirollogarinë e tyre, nuk mundën me e bërë projektin për ujin e pijshëm për qytetarët e Malishevës, pasi që sipas tij, pa përkrahjen e Qeverisë kjo gjë nuk mund të ndodhë, për shkak se ujin duhet marr nga Liqeni i Radoniqit e deri në Malishevë, gypat duhet kalojnë nëpër territor të Komunës së Gjakovës dhe Rahovecit, e që janë nën administrim të qeverisjeve tjera lokale.

‘’Komuna e Malishevës edhe me i pas paratë në xhirollogarinë e vetë, nuk mundemi me marrë ujë në Liqenin e Radoniqit sepse ai është në Komunë të Gjakovës. Gypi duhet me ardhur përmes Gjakovës, përmes Komunës së Rahovecit, në Ratkoc, Qifllak e këndej. Pa e pasur përkrahjen e Qeverisë ne ketë punë nuk mund ta bëjmë sepse ujin e kemi në territorin e një komune tjetër, që dy komuna duhet me i kalu. Nuk kemi drejt me hap gypa ose kanale nepër komuna tjera, pa lejen e Qeverisë, pa miratimin e Qeverisë’’ shprehet Kastrati për FrontOnline.

Komento: