Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, ka thënë se bashkëpunimi që ai ka pasur me qytetarët e Malishevës, ka qenë kyç në realizimin e pagesës nga ana e qytetarëve, veçanërisht në pagesën e tatimit në pronë.
‘’Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi që kemi pas me qytetarët gjatë këtij viti dhe mandati dhe duke i parë qytetarët investimet korrekte dhe me prioritet i kanë përmbushur obligimet ligjore duke e paguar tatimin në pronë’’ tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se kjo bashkëpunim ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e borxhit publik të qytetarëve lidhur me tatimin në pronë.
‘’Prej bashkëpunimit me ta kemi arritur që në këtë përqindje ta heqim borxhin publik nga qytetarët që ka të bëjë me tatimin në pronë’’ u shpreh Kastrati.
Kujtojmë se Komuna e Malishevës, gjatë vitit 2022 kishte pasur 290 mijë euro të hyra nga tatimi në pronë, në vitin 2023 ka pasur 590 mijë, derisa në vitin 2024 ka pasur 560 mijë euro të hyra të tatimit në pronë, apo në përqindje i bie 5% më shumë për periudhën 2024/2023, duke e bërë që kjo komunë të ketë sukses në mbledhjen e të hyrave të tatimit në pronë. /FrontOnline/