Kryetari i Milanit me reagim të papritur pas dënimit për Interin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryetari i Milanit me reagim të papritur pas dënimit për Interin

23:28 | 27 Dhjetor 2018

Kryetari i Milanit ka folur për dënimin që i është bërë Milanit.

Ai ka thënë se pajtohet me këtë dënim, por mendon se “për këtë nuk ka nevojë që të suspendohet liga’.

Kaltërzinjtë janë dënuar me dy ndeshje mos lojë në stadium, dhe një tjetër pa tifozë në tribunën veriore, pas abuzimeve raciste që ja bën mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly.

“Ne i kemi dëgjuar këto gjëra disa herë në prefekturë, ne do të thërrasim një mbledhje me Interin dhe Milanin që ti shmangin problemet e tilla”, i ka thënë Giuseppe Sala gazetarëve këtë mbrëmje.

“Pajtohem me mbylljen e stadium, i kuptoj se atyre ju duhet një paralajmërim, por nuk di si ti baraspeshoj këtë gjëra. Mendoj se sinjali i dhënë është një gjë e mirë dhe e drejtë”.

“A duhet që liga të suspendohet? Nuk mendoj kështu, sepse objektivisht, ne përballemi me të tilla sjellje, ka po ashtu shumë njerëz që shkojnë në stadiume me qëllime të mira”.

“Kështu që nuk mendoj se duhet suspendohet liga. Ky nuk është problem i Milanit, të gjithë kanë përgjegjësit e tyre por e imja është që të bisedojë në zyre të prefekturës me të dyja klubet”.

“Kjo është një gjë që shkon kundër shpirtit të këtij qyteti që respekton çdo racë e etni. Ndihem jo mirë gjatë një ndeshje dhe dëshiroj që të largohem, por dëshiroj që të reflektojmë mbi këto gjëra dhe pastaj në mëngjes unë e kryej pjesën time”.

Komento: