Kryetari i Obiliqit mirëpret iniciativën për ngritjes së memorialit për tre vëllëzërit Bytyqi

22:47 | 30 Gusht 2020

Kryetari i Obiliqit mbështetë iniciativën e ngritjes së memorialit për tre vëllëzërit Bytyqi.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mbështetur iniciativën e deputetit Daut Haradinaj, për ngritjen e memorialit në qendër të Prishtinës për tre vëllezërit Bytyqi.

Kryetari Gashi, ka theksuar se tre vëllezërit Bytyqi (Agroni, Mehmeti dhe Ylli), janë shembull i sakrificës së shumë djemëve e burrave të diasporës shqiptare dhe se ky memorial është nder dhe privilegj për të gjithë UÇK-në, njofton Klan Kosova.

”Tre vëllezërit Bytyqi (Agroni, Mehmeti dhe Ylli), janë shembull i sakrificës së shumë djemëve e burrave të diasporës shqiptare, me frazën ”Unë jam mirë, kur është mirë Shqiptaria”, ju përgjigjën atdheut në kohët më të vështira, në luftën e drejtë për liri e pavarësi deri në vetëflijim.

Andaj, e mbështes iniciativën e Gjeneralit Daut Haradinaj, për ngritjen e memorialit për tre vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës. Ky memorial është nder dhe privilegj për të gjithë UÇK-në, heroizmi i tyre i pashoq me krenari do bartet ndër breza!”.

Komento: