Kryetari i Odës Ekonomike: Të rriten investimet kapitale, struktura e tyre në buxhet të jetë më e larta se çdo shpenzim tjetër

09:38 | 21 November 2024
kryetari-i-odes-ekonomike:-te-rriten-investimet-kapitale,-struktura-e-tyre-ne-buxhet-te-jete-me-e-larta-se-cdo-shpenzim-tjeter


Lulzim Rafuna, kryetar I Odës Ekonomike, ka kërkuar që buxheti i Kosovës të fokusohet më shumë në investimet kapitale dhe të alokojë mjete më të mëdha për këtë kategori.

 ‘’Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që të kemi sa më shumë mjete për investime kapitale, pra që në buxhetin e Kosovës struktura e shpenzimeve të kapitalit të jetë më e lart se cdo shpenzim tjetër në cdo strukturë’’, tha Rafuna për FrontOnline.

Në një deklaratë për FrontOnline Rafuna theksoi se, megjithëse ka një ngritje të buxhetit krahasuar me vitin e kaluar, kjo nuk është e mjaftueshme sipas tij.

Ai shprehu shqetësimin se, përkundër planifikimit të fondeve të mëdha për projekte kapitale, realizimi i tyre ka mbetur mjaft i ulët.

‘’ Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ka një ngritje mirëpo jo ngritje të mjaftueshme

Por edhe përkundër kësaj ne shqetësimin  e kemi si sektor privat  e kemi te mos implementimi I asaj shume që po paraqitet në buxhet , pra realizimi dhe implementimi po është shumë më I vogël sesa planifikimi I paraparë në buxhetin e shtetit’’, tha Rafuna.

Rafuna tha se të gjitha institucionet e vendit duhet të jenë më serioze në hapjen dhe mbylljen e procedurave ligjore për të mundësuar implementimin e projekteve dhe të sigurohet një shpenzim cilësor i fondeve.

‘’ Tani kërkesa jonë është që të shpenzohet sa më shumë shuma e planifikuar port ë shihet mundësia edhe të shtohet më shumë dhe të gjitha institucionet e vendit duhet të jenë shumë mazhure në hapjen e procedurave ligjore dhe mbylljen e të gjitha proceduarve që kërkohet në mënyrë që të nis implementimi I projekteve dhe t shpenzohet në mënyrë kualitative shuma e paraparë’’, përfundoi Rafuna.

 

 

Komento: