Kryetari i organizatave të luftës thotë se shumë ftesa të reja kanë arritur nga Specialja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryetari i organizatave të luftës thotë se shumë ftesa të reja kanë arritur nga Specialja

08:31 | 13 Shkurt 2019

Hysni Gucati ka thënë se shumë ftesa të reja kanë arritur nga Gjykata Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur për se shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, të ftuarit e saj duhet të mbrohen në heshtje.

Shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke mos dhënë detaje se kush janë të ftuarit e Speciales.

Gucati po ashtu ka bërë të ditur se gjenerali Lahi Brahimaj në Gjykatën e Hagës do të paraqitet në fillim të muajit të ardhshëm (në mars).

Kreu i veteranëve të UÇK-së nuk beson se Gjykata Speciale do t’i ftojë edhe liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po ashtu kanë qenë ish-eprorë të UÇK-së, por edhe nëse ftohen ata duhet t’i përgjigjen pozitivisht Gjykatës.

Komento: