Kryetari i OVL të UÇK-së nxit ish-bashkëluftëtarët t’i përgjigjen Speciales

23:16 | 10 Janar 2019

Me 14 janar do të zhvillohen intervistat e para në Hagë me ish-komandantët e UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar veteranët e UÇK’së që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është raciste, por për të mirën e shtetit duhet të bashkëpunohet me këtë institucion.

Megjithatë, Gucati nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Por, për momentin, rruga dhe protesta nuk na konvenojnë”, ka thënë ai për “Epoka e re”.

“Mirëpo, çdokush duhet ta dijë se edhe durimi i veteranëve e ka një fund”, ka shtuar Gucati.

Ai ka treguar se OVLUÇK’ja është e informuar nga Ministria e Drejtësisë për krejt procesin.

Komento: