Kryetari i Parlamentit të Austrisë: Serbia s’duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

15:56 | 08 Maj 2023

Kryeparlamentari austriak: Serbia s’duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, i cili po qëndron për një vizitë në Prishtinë, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Me sa di unë marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Unë mendoj posaçërisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vendimtar për Kosovën, sepse aty janë përfaqësuar më shumë shtete sesa që janë në Bashkimin Evropian dhe ne po shohim në situata të ndërlikuar dhe ndjeshme Këshilli i Evropës merr vendime dhe masa shumë qenësore që kanë ndikim afatgjatë”, u shpreh Sobotka, njofton Klankosova.

“Nuk mendoj që marrëveshja po zbehet, mirëpo në politikën ndërkombëtare duhet të kemi më shumë kohë, dhe ajo nuk bëhet çdo herë në hapësira publike, mendoj që të ketë dialog me besim të dyanshëm, me këto dialoge në fund të përgatiten rezultate, neve na nevojitet një formë e tillë komunikimi”.

“Mirëpo disa gjëra nuk bëhen me shpejtësi, mendoj aty kështu vështirësi dhe këto sfida duhet t’i largojmë, do të shkoj në Serbi dhe do të diskutojë në lidhje me këtë çështje”.

Komento: