Kryetari i PDK merr vaksinën ndaj Covid 19 – fton të gjithë qytetarët të vaksinohen

18:47 | 09 Gusht 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës ndaj Covid 19 në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Përmes faqes së tij në Facebook, lideri i opozitës ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe për ta evituar mbylljen e vendit që sipas tij do të ishte fatale për ekonominë e Kosovës.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19. Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet. /ORAinfo/

Komento: