Kryetari i Preshevës: Nuk po bëhet punë e mjaftueshme për t’i përmirësuar raportet, Serbia jeton në vitet e 90-ta

18:53 | 27 Nëntor 2023
kryetari-i-presheves:-nuk-po-behet-pune-e-mjaftueshme-per-t’i-permiresuar-raportet,-serbia-jeton-ne-vitet-e-90-ta

Fajin për mos rregullimin e raporteve të Preshevës me Serbinë e ka kjo e fundit, thotë kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi tha se serbët ende jetojnë në vitet e 90-ta.

Sipas tij, lidhja e ngushtë Rusi-Serbi do ta vështirëson jetën e shqiptarëve.

“Nuk po bëhet mjaftueshëm që të përmirësohen raportet as partnerët ndërkombëtar apo edhe të tjerët në Kosovë. Nuk është problemi se çka po bëhet nga dikush por vetëdijesimi i  Serbisë, shihet qartë se ende jeton në vitet e 90 të dhe nuk mund të dalin nga kjo mendësi. Deri sa janë të lidhtë ngushtë me Rusinë kjo mendësi do të vazhdojë të jetoj dhe na vështirëson jetën të gjithë neve në Ballkan”, ka përfunduar Arifi në një intervistë për Front Online.

Ndryshe, më 28 nëntor 1443  i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tё cilit sivjet i kremtohet jubileu i 550-vjetorit tё vdekjes, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Komento: