Kryetari i Prishtinës kërkon që të injektohen më shumë para në ekonomi

20:16 | 13 Maj 2020

Kryetari i Prishtinës ka kërkuar që të injektohen më shumë para në ekonomi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar para shtesë për ekonominë e vendit nga Qeveria. Po ashtu, Ahmeti iu ka bërë thirrje partive politike në vend që të ulen e të diskutojnë për hapat që duhet ndërmarrë për ta mëkëmbur ekonominë.

Shpend Ahmeti i ka cilësuar si të pamjaftueshëm hapat e deritashëm për të ndihmuar ekonominë.

Ai ka kërkuar që “përveç fondit të garantimit, mundësive të kreditimit, lirimit nga qeratë e AKP, e deri te politikat tatimore, kryesorja është rritja e besimit të njerëzve në ekonomi.”

Sipas tij, duhet injektim i parave në ekonomi që të shpenzohej më shumë, dhe që kjo të ndikonte në punësim më të madh e në shpenzime më të mëdha të qytetarëve.

Ahmeti kishte kërkuar që Qeveria të ndihmonte bizneset edhe qytetarët me një fond prej 600 milionësh e deri në 1 miliard euro.

Qeveria Kurti ka ndarë një Pako Emergjente prej 170 milionësh deri tash.

Komento: