Haskuka shkarkon nga detyra Drejtorin e Arsimit.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrur vendim për shkarkimin e Drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj, për shkak të akuzave për parregullsi në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.
Përmes një postim në ‘Facebook’, Haskuka ka bërë të ditur që shkarkimi i Gani Gërmizaj, ka ardhur dje pas përfundimit të orarit të punës.
“Dje para përfundimit të orarit të punës, kam marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Gani Gërmizaj, për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie”, ka shkruar Haskuka.