Kryetari i Prizrenit shkon në punë me biçikletë: Ju inkurajoj të veproni njëjtë

17:03 | 12 Korrik 2022

Shaqir Totaj shkon në punë me biçikletë: Ju inkurajoj të veproni njëjtë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vendosur të shkojë në punë dhe të kthehet në shtëpi me biçikletë.

Totaj e publikoi vetë një fotografi në Facebook, duke shkruaj se “shtegu i biçikletave është në funksion të të gjithëve”.

“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj.

Kryetari i ftoi qytetarët që të veprojnë si ai, duke menduar për ambientin.

“Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin”, shkroi Totaj.

Komento: