Kryetari i PSD-së komenton deklaratat e Edi Ramës, jep dy versione rreth vendosjes së KFOR-it në veri

20:22 | 04 Tetor 2023
kryetari-i-psd-se-komenton-deklaratat-e-edi-rames,-jep-dy-versione-rreth-vendosjes-se-kfor-it-ne-veri


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdimësi po deklaron KFOR-i duhet ta marrë kontrollin ne veri të Kosovës.

E, deklaratën e  Ramës, e ka komentuar për Front Online, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, nëse kjo shikohet në rrafshin formal-juridik i bie që është humbje e sovranitetit të Kosovës, por nga termi praktik mund të jetë ndoshta e dobishme.

 “Nëse e shikojmë në rrafshin formal-juridik marrja e kontrollit në veri nga forcat e KFOR-it ose të NATO-s është humbje e sovranitetit të Kosovës, me shiku nga termi praktik i sigurisë është i dobishëm ndoshta. Por, unë po them se çfarë do kërkese që vjen edhe nga kryeministri Rama këto ditë, nëse kërkesa është për me zbatua marrëveshjen e njëjtë, ky është investim në rrugën e gabuar sepse do të ketë konflikt prapë edhe pasi të themelohet Asociacioni”, ka deklaruar ai.

Molliqaj, pohon se tharmi i konflikteve është organizimi institucional etnik.

“Tharmi i konflikteve është organizimi institucional etnik nëse i ndan serbët dhe shqiptarët me kompetenca, me ushtrim, në territore ajo është garancë për konflikt prandaj unë mund ta mbështes edhe KFOR-in edhe një konferencë ndërkombëtare vetëm nëse korniza e asaj konferencë ndërkombëtare është një marrëveshje tjetër, nëse është për zbatimin e kësaj marrëveshje është njëjtë sikur mos me zbatu këtë marrëveshje. Të dyja qojnë në konflikt”, ka shtuar ai.

Komento: