Kryetari i Shtimes u shpreh ngushëllime familjarëve të dy viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

13:13 | 06 Gusht 2023
kryetari-i-shtimes-u-shpreh-ngushellime-familjareve-te-dy-viktimave-te-aksidentit-tragjik-ne-kroaci

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka ngushëlluar familjen e dy viktimave që humbën jetën në një aksident në Kroaci, derisa ishin duke u kthyer në Kosovë.

Në aksident vdiqën Njomza dhe Olta, ndërsa u lënduan Safeti dhe djalit i tij.

“Jemi tronditur thellë nga lajmi i kobshëm i aksidentit me fatalitet që e ka pësuar bashkëqytetari ynë Safet Gashi nga fshati Pjetërshticë. Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura Njomza Olluri-Gashi dhe Olta Gashi. Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht andaj familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve. Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë”, ka shkruar Aliu./Front Online

Komento: