Kryetari i Skenderajt i viziton prindërit e Faton Hajrizit: Jam afër tyre për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre për djalin

18:01 | 24 Korrik 2024
kryetari-i-skenderajt-i-viziton-prinderit-e-faton-hajrizit:-jam-afer-tyre-per-t’ua-marre-pak-dhembje-nga-vuajtja-e-tyre-per-djalin

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i ka vizituar prindërit e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se është vrarë në territorin e Serbisë.

Ai ka thënë se ka shkuar t’ua “lehtësojë” dhimbjen për vrasjen e djalit të tyre.

“Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, tha ai.

Komento: